Nuk u kursye aspak për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth. Një ceremoni luksoze, me përkujtime solemne, vigjilje dhe procesione ushtarake, ekrane gjigante për të transmetuar ceremoninë në prani të krerëve të shteteve, liderëve botërorë dhe familjeve mbretërore nga bota. Është e vështirë të bëhet një vlerësim i saktë i kostove të një organizimi të tillë, por bëhet fjalë për disa milionë paund dhe do të jenë taksapaguesit britanikë ata që do të paguajnë.

Një ceremoni faraonike u organizua për t’i bërë homazhe asaj që sundoi në Mbretërinë e Bashkuar për mbi 70 vjet. Shifrat e sakta nuk dihen, por është e sigurt se do të kalojnë rreth 4 milionët e shpenzuara për lamtumirën e fundit të Zonjës Dianës, por edhe 5 milionët e ndara për funeralin e Nënës Mbretëreshë. Asnjë krahasim me kostot e bëra për ceremoninë e Princit Philip, e cila, për shkak të kufizimeve anticovid, ishte organizuar në një formë më modeste.

Në funeralin në Westminster Abbey, marrin pjesë Joe Biden, Emmanuel Macron, Perandori i Japonisë Naruhito, Felipe dhe Letizia të Spanjës, Albert dhe Charlene të Monakos mbërritën në Londër, vetëm për të përmendur disa nga shumë njerëz të shquar që erdhën nga e gjithë bota për funeralin e mbretëreshës Elizabeth.

Për të garantuar sigurinë e shumë personaliteteve, të cilave duhet t’i shtohen edhe anëtarët e familjes mbretërore, nevojitet një dislokim i konsiderueshëm i forcave të policisë dhe sigurisë. Llogaritet një shpenzim prej disa milionë paundësh, sigurisht më shumë se 6.3 milionë të ndara në vitin 2011 për dasmën e Princit William me Kate Middleton.

Përveç kostove të garantimit të shkëlqimit nga njëra anë dhe sigurisë nga ana tjetër, duhet të merren parasysh edhe të gjitha kostot indirekte. U ulën grilat, gjatë funeralit, për shkollat, spitalet dhe farmacitë, si dhe për disa zinxhirë të mëdhenj restorantesh ushqimore dhe veshjesh dhe dyqane të vogla tregtare. Shpenzimet për funeralin e mbretëreshës Elizabeth do të rëndojnë në xhepat e taksapaguesve dhe do t’i shtohen kostos totale vjetore të familjes mbretërore, e cila tashmë vitin e kaluar ishte afër 200 milionë paund.

Leave a Reply