Megi Pojani ka reaguar për herë të parë rreth lajmeve se është në një lidhje dashurie me futbollistin Endri Çekiçi, mirëpo deklaratat e saj i kanë bërë lëmsh të gjithë.
Fillimisht është dukur sikur aktorja e ka konfirmuar romancën, teksa ka shkruar në Instastory: Për pak e humba fluturimin, sepse “kapa” ndjenja.
Mirëpo në deklaratën vijuese Megi ka sqaruar “Besoj se e kuptuat që ishte një lojë fjalësh me ‘kap fluturimet jo ndjenjat’. Megi Pojani nuk do të jetë kurrë vulnerabël në këtë profil”. Kështu aktorja ka lënë të kuptohet se nga ajo nuk do kemi kurrë një konfirmim në fushën e dashurisë.