Prej muajsh kanë qarkulluan thashetheme se Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi janë në një lidhje, por deri tani asnjëri nuk ka dalë ta thotë publikisht.

Së fundmi Megi ka udhëtuar drejt Turqisë, dhe gjejeni pak se ku ka shkuar? Pikërisht në ndeshjen ku luante Endri.

Tashmë nuk ka më dyshime dhe dy të dashuruarit nuk mund ta fshehin më, është e kotë! “Provat” tregojnë se ata jo vetëm janè bashkë, por edhe e mbështesin njëri-tjetrin në rrugëtimet e tyre.

Mbrëmë në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, Çekiçi shënoi një supergol. Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës nga Endri, i cili më pas takoi shokët e skuadrës.