Prej muajsh tashmë, Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekici përfliten se janë në një romancë së bashku.

Kjo pasi në rrjetet sociale dyshja publikuan para disa kohësh foto ku dukej se kishin fluturuar së bashku drejt ishujve të Afrikës Lindore.

Në fotot e publikuara duket qartë që dyshja ndodheshin së bashku pasi ambienti dhe tavolina në imazhet e tyre ishin identike.

Dhe pse nuk ka asnjë konfirmim nga ana e tyre, detaji i fundit i çiftit i ‘tradhtoi’ sërish ata dhe ndjekësit janë të bindur se mes tyre ka një marrëdhënie.

Ishte ashensori që i nxorri sërish zbuluar Megin dhe Endrin. Megi ka publikuar në InstaStory një foto ku pozon para pasqyrës së ashensorit por kjo nuk është hera e parë që modelja ka pozuar aty.