
Ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës e gjyqit për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj.
Në lidhje me mbajtjen e tij në burg mbështetës të Goxhajt janë mbledhur para gjykatës së Tiranës.
Seanca është parashikuar që të nisë në orën 12:30, ku do të miratohet kërkesa për ekstradimin e tij apo jo.
Protestuasit janë mbledhur kundër ekstradimit të tij dhe kanë bërë edhe parulla ku thuhet të lirohet luftëtari i lirisë.
Arrestimi i Goxhajt u bë për llogari të Gjykatës Speciale për veprat penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.