Loredana dhe Mozzik janë vendosur sërish në qendër të mediave sociale ditën e sotme. Ndarja e dytë e bujshme e çiftit ka bërë që çdo lëvizje e tyre të studiohet me kujdes nga fansat.

Dhe së fundmi ç’ka i ka bërë sërish bashkë është Zvicra. Të dy artistët kanë treguar se ndodhen në shtetin zviceran dhe këtë na e kanë treguar vetë përmes postimeve në rrjetet sociale. E teksa Mozzik ndodhet në Gjenevë, Loredana ka postuar foto nga Zyrihu.

Nuk dihet nëse kjo ka qenë një rastësi apo ata janë takuar me njëri-tjetrin, por vlen të theksohet se ajo çfarë kuptuam nga Instagram, është se të dy ndodhen atje për punë.

Ndonëse janë ndarë ata kanë treguar se ruajnë ende respekt për njëri-tjetrin dhe vazhdojnë bashkëprindërimin e tyre për vajzën, Hanën.