Luigi Soreca do të rikthehet në vendin tonë, si ambasador i Bashkimit Europian.

Soreca është përzgjedhur sërish nga Komisioni Europian për të shërbyer në Tiranë, pas largimit të ambasadores Christine Hohmann.

Ai do të drejtojë delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë nga data 1 shtator kur pritet të marrë detyrën.

Soreca ka shërbyer si ambasador i BE-së në vendin tonë nga viti 2018 deri në vitin 2022. Pas largimit nga Shqipëria, Soreca shërbeu si pjesë e ekipit të Përfaqësuesit të Lartë, Joseph Borrell në EEAS në Bruksel.