
Mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Buzëmadh, automjeti tip “Opel” i drejtuesit me inicialet O. P., ka aksidentuar një 84-vjeçar me inicialet N. M., këmbësor.
84-vjeçari mësohet se ka humbur jetën si pasojë e aksidentit ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e shkakut të aksidentit.