Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm te diga e Liqenit. Një makinë është përplasur me bordurat, ku deri më tani nuk dihet për persona të lënduar.

Megjithatë, ajo që të bën më shumë përshtypje është mënyra se si një makinë është futur në rrugën te diga që është për kalimtarët.

Shpejtësia ka qenë e madhe. Gjithashtu paraprakisht mësohet se në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur targat dhe asnjë dokumentacion i makinës.

Nuk përjashtohet mundësia që drejtuesi i makinës luksoze “BMWX6” që u aksident në orët e para të mëngjesit ka marrë gjithçka që të mos identifikohet dhe është zhdukur duke humbur gjurmët.

Për këtë pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit, e cila deri tani nuk ka bërë asnjë reagim për aksidentin që fatmirësisht nuk ndodhi gjatë orëve të ditës, pasi zona është mjaft e populluar.