Mali i Tiranës hetohet për pastrim parash, pas fshihen Ilir Shtufi , Gerian Kuka dhe Agim Zeqo

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se kulla “Mali i Tiranës” është duke u hetuar intensivisht nga SPAK dhe se ka dyshime për pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Kujtojmë se kjo është kulla që ngjalli mjaft debate pak kohë më parë, pasi edhe opozita nuk e denonconte publikisht, ndërkohë gazetari Mero Baze hodhi akuza se pas saj qëndron edhe djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, nëpërmjet një biznesmeni.

Mali i Tiranës hetohet për pastrim parash, pas fshihen Ilir Shtufi , Gerian Kuka dhe Agim Zeqo
Mali i Tiranës hetohet për pastrim parash, pas fshihen Ilir Shtufi , Gerian Kuka dhe Agim Zeqo

“SPAK po heton intensivisht për kullën “Mali i Tiranës”. Kam përgjigje zyrtare, ka hetim për pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Shumë çështje që nuk fliten, sepse janë në fillime, edhe unë has vështirësi për t’i raportuar. Të kesh fakte duhet punë titanike, e dini sa çështje mbulojmë. Kjo është një nga rastet që SPAK të na tregojë, nëse nuk është i ngecur në atë rrjetën e politikës dhe biznesit”, tha Lala.

Gazetarja foli edhe për disa çështje të lidhura me politikën që SPAK po heton aktualisht.

“Kemi hetimet për koncesionet në Shëndetësi. Janë 300 dëshmitarë vetëm te koncesioni i Check Up. Duhet një vit vetëm për të pyetur dëshmitarët.

Kemi një zv.kryeministër në arrati. Kemi kryetar bashkie në detyrë të thirrur. Nuk dua ta ndaj është Berisha, Meta apo Veliaj, por kur SPAK siguron prova, nuk duhet ndarë e majtë apo e djathtë. Nëse ka prova që i mbërthen, për mua janë në rregull.

Mediat raportuan më herët se pas kullës fshihet “grupi i Korçës” si Agim Zeqo, Ilir Shtufi dhe Gerian Kuka, të preferuarit e qeverisjes Berisha.