Maluma, këngëtari i njohur latin me origjinë Latine, ka patur disa probleme shëndetësore teksa ka publikuar dhe disa foto nga spitali.
Në postimin në profilin e tij në Instagram shfaqet Maluma në një spital në Medelin. Ai ka shpjeguar se do i nënshtrohet një operacioni në gju, teksa duket se e ka marrë të gjithën me sportivitet duke shtuar se gjithçka do të shkojë mirë.
“Fytyrë e mirë në mot të keq” Do bëj një operacion të vogël në gju, por me lutjet dhe energjinë tuaj, me siguri gjithçka do të shkojë mirë. Ju dua dhe më uroni fat!!”– ka shkruar këngëtari. Më herët këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londoño Arias, ka thënë se dëshiron të vazhdojë të bëjë atë që e do më shumë.
“Unë jam një ëndërrimtar, kurrë nuk dua të ndaloj së ëndërruari. Kurrë nuk dua të ndaloj së bëri art”, tha këngëtari kolumbian për “TODAY”.
“Nuk kam pse të këndoj në anglisht që të njihem apo të ndihem i admiruar nga njerëzit nga Shtetet e Bashkuara apo nga e gjithë bota. Unë do të tregoj historinë time,” tha ai. “Dhe kjo histori do të jetë në spanjisht. Unë jam ende këtu dhe po funksionon.”