Prokuroria dhe policia njoftuan me bujë një operacion kundër ferm ave të Bitcoin it në Fllakë të Durrësit dhe Shijak ku i përfshire kryesor ishte biznesmeni Marin Gjonaj, i shpallur në kërkim.

Disa muaj pas operacionit të bujshëm gjithçka është kthyer në normalitet, të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim vijojnë aktivitetin në sektorin në fjalë por në adresë tjetër.

Burime bëjnë me dije se krahas tre punonjësve është mbyllur çështja penale edhe për Marin Gjonajn si ortak i kompanive që kishin bërë investimin  ë Shihak dhe Durrës.

Ne foto: Marin Gjonaj , aksioneri i kompanive qe ngriten ferm at e Bitcoin ku u krye operacioni i policise ne Fllake dhe Shijak

Cështja u mbyll edhe për Thoma Zbogon edhe ai i shpallur në kërkim bashkë me Marin Gjonajn.

Ajo që ra në sy gjatë atyre operaciineve ishte vlera e madhe e investimit që kishte bërë kompania duke blerë qindra karta grafike që nevojiten për prodhimin e Bitcoinit apo monedhave të tjera digjitale të ngjashme.

Si nisi operacioni

Gazeta Jone siguroi atëhere dosjen e prokurorisë për operacionin në fjalë ku thuhet se gjithçka nisi nga një denoncim në Komisariatin Digjital se në magazinën e familjes Balla në fshatin Pjezë të Shijakut ushtrohej një aktivitet i paligjshëm.

Siç thuhet në dosje, me të mbërritur në magazinë, efektivët e policisë kanë konstatuar 87 kuti me mbishkrimin “Zoto Gaming”, ndërsa më tej ishin tre rafte metalikë të mbushur me pajisje elektronike që shërbejnë për prodhimin e kriptomonedhave.

Në total, vetën në këtë magazinë u sekuestruan 20 motherboard dhe 187 karta grafike, të kompanisë Crypto World që janë pajisja kryesore që shërben për prodhimin e kriptomonedhave.

Pas verifikimeve u zbulua se magazina i përkiste një kompanie me aksioner të vetëm një qytetar nga Tirana. Më pas, prokuroria thotë se është marrë informacion se një tjetër magazinë e ngjashme funksiononte në fshatin Fllakë të Durrësit. Pas verifikimeve u konstatua se aktiviteti në këtë magazinë i përkiste të njejtëve pronarë, por me emër tjetër.

Ferma në Fllakë

Pasi u zbulua se kompanitë kanë si ortak të vetëm Marin Gjonaj, prokuroria thotë në dosje se është paraqitur për të dhëna shpjegime për këtë aktivitet një shtetase e quajtur Ina Kodra, e cila është prezantuar si përfaqësuese e të dyja kompanive. Ndërkohë, prokuroria kishte shpallur në kërkim dy aksionerët e kësaj kompanie, Thoma Zbogo dhe Marin Gjonaj.

Ina Kodra është shprehur para prokurorëve se aktiviteti i kompanive ishte i ligjshëm dhe se kishin blerë gjithçka me fatura si edhe se ishin regjistruar conform ligjeve të shtetit shqiptar në QKB.

Dyshimi i parë i prokurorisë lidhet me vlerën e investimit, e cila vlerësohet paraprakisht se është rreth 1 milion euro, ndërkohë që kompanitë janë regjistruar në QKB si biznese të vogla dhe me një kapital fillestar 10 mijë lekë.

Energji elektrike me panele diellore

Pas marrjes në pyetje edhe të pronarëve të ndërtesës, ata janë shprehur se nuk kishin dijeni mbi aktivitetin e kompanisë duke thënë se u kishin thënë se do të përdornin për të prodhuar energji elektrike nëpërmjet paneleve diellore.

Prokuroria ka gjetur në këtë rast edhe një numër të madh panelesh diellore në çatinë e magazinës që dyshohet se do të përdoreshin për të prodhuar energji elektrike, e cila është e nevojshme në sasi të mëdha për prodhimin e kriptomonedhave.

Kompanitë kishin lidhur gjithashtu edhe kontratë me OSHEE për furnizim me energji elektrike, ndërsa bie në sy fakti se të tre të arrestuarit ishin punonjës teknikë shërbyen për instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, kurse pronarët dhe administratorët nuk i provuan prangat asnjëherë. /GazetaJonë