Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhen sot, ndërsa pritet që të votohet ligji që do të rikthejë pas 5 vitesh bastet online. PS i ka votat për të kaluar këtë ligj, pasi kërkon shumicë të thjeshtë.
Një veprim i tillë, pra rihapja e basteve në kushte të reja është cilësuar në media si një veprim që vjen pas zhdukjes së Ervis Martinajt.
Për shkak të kaosit që kanë krijuar në Kuvend, 23 deputetët të opozitës janë të përjashtuar dhe nuk do të lejohen që të marrin pjesë në seancën plenare. Të përjashtuar janë edhe dy ‘udhëheqësit’ e kaosit Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.
Në rendin e ditës është futur edhe ligji për Dekoratat, i cili ishte kthyer më herët nga presidenti Bajram Begaj. Ratifikimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët azilkërkues mbetet ende në pritje për të marrë dritën jeshile të parlamentit. Kuvendi do të votojë vetëm pasi vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese të jetë botuar më parë në fletoren zyrtare. Kushtetuesja dha dritën jeshile për ratifikim në një vendim të datës 29 janar.