Snajperja e famshme ukrainase, oficerja e Forcave të Armatosura të Ukrainës Evgenia Emerald, është martuar me partnerin e saj ushtarak. Çifti u martua pikërisht në vijën e frontit në rajonin e Kharkiv. Ceremonia zyrtare u drejtua nga Gjenerali.
Emerald ka publikuar fotot e para të martesës së saj në Instagram.
Dhëndri është ushtaraku Yevgeny Stipanyuk, i cili gjithashtu shërben në radhët e Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Nusja ishte me fustan të bardhë, kurse dhëndri me uniformë ushtarake.
“Sot u bëra zyrtarisht gruaja e një ushtaraku. Ndodhi në vijën e frontit dhe ceremoninë e zhvilloi gjenerali i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Nuk mund ta imagjinoja një martesë më ideale! Kjo është një ditë e veçantë. Dua të përgëzoj të gjithë mbrojtësit. Lavdi Heronjve! E uroj të dashurin tim, sepse sot është ditëlindja e tij. Tani ai definitivisht nuk do ta harrojë kurrë datën e dasmës së tij”, tha Emerald.