Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Malin e Zi. Një 34-vjeçar ka qëlluar për vdekje 10 persona në Cetinje, pas një sherri familjar.
I vdekur ka mbetur edhe autori, pasi hapi zjarr ndaj disa personave, mes tyre edhe policë.
Sipas informacioneve ende jozyrtare, sulmuesi qëlloi disa persona në vendbanimin Medovina pas një debati në shtëpinë e familjes.
Mes të plagosurve është edhe një polic. Sipas informacioneve të marra nga Pobjeda, sulmuesi nuk ka të kaluar kriminale.
Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për këtë rast.