“Mbreti i Instagramit”, Dan Bilzerian nuk është më beqar, biznesmeni i njohur ka bërë një postim në llogarinë e tij personale në Instagram, i cili ndoshta ka “habitur” ndjekësit e tij, e cila është mësuar me postime nga stili i tij luksoz i jetesës.

Pavarësisht festave të shfrenuara, pranisë së femrave seksi që zakonisht ka në krah dhe stilit të egër të jetesës, gjithçka tregon se Bilzerian gjeti dashurinë e tij. Në një foto që ka postuar në Instagram, biznesmeni i njohur qëndron i veshur si dhëndër pranë një gruaje mahnitëse, identiteti i së cilës nuk dihet.

“Më në fund ia dola”,-ka shkruar ai pranë fotos.

Megjithatë, askush nuk e priste një lëvizje të tillë nga 41-vjeçari ekscentrik. Profili i tij në Instagram zakonisht dominohet nga fotot e trupave seksi, armëve, kafshëve ekzotike dhe sporteve ujore. Deri më tani nuk dihej nëse ka ndonjë grua në jetën e tij. Në fund të fundit, deri në moshën 36-vjeçare, jeta e tij ishte një shtrat i pafund, ku ai deklaronte se flinte me 17 gra të ndryshme në javë.

Bilzerian u rrit në Tampa, Florida, në një rezidencë me njëmbëdhjetë dhoma gjumi sa gjysma e Buckingham, me një fushë basketbolli, një pishinë dhe pamje të jashtëzakonshme. Babai i tij, Paul Bilzerian, me origjinë nga Armenia, sipas një hetimi të gazetës financiare amerikane “Wall Street Journal”, ishte një mashtrues. Ai mori kompanitë, praktikisht rriti vlerën e tyre dhe kështu fitoi shuma astronomike. Në vitin 1989 ai u arrestua dhe u dënua për mashtrim me 13 muaj burg dhe 62 milionë dollarë gjobë. Sado para që i linte i ati, Dani arriti të investonte në lojëra të fatit, nga të cilat fitoi por edhe humbi shumë.