Granit Xhaka është kthyer në kryefjalë të mediave që pas ndeshjes Serbi-Zvicër.
Gjesti i tij në fushën e lojës është komentuar gjatë në media.
Shumica dërrmuese e shpërndanë, duke u përfshirë në emocione patrotike.
Por së fundmi pas reagimit të Zana Avdiut (e cila u shpreh kundër atij gjesti), ka reaguar edhe aktori nga Kosova, Basri Shala. Ai është shprehur se Xhaka nuk ka lexuar asnjë libër në jetën e tij.
“E mendojnë që Granit Xhaka që është akademik, ka mundësi që ai nuk e ka lexuar asnjë libër në jetën e tij”-tha aktori.
Më tej ai i ka dalë në mbrotje aktivistet Zana Avdiu, e cila tha pak ditë më parë se Granit Xhaka është rrugaç, duke iu referuar gjestit të tij, që e kosideroi si seksual.
“Ai është mjeshtër i futbollit. Le ta gjykojnë për atë. Zana ka të drejtë me menduar ashtu sepse edhe unë mendoj”, tha Shala në “Libero”.
Kujtojmë se aktivistja Zana Avdiu ditën e djeshme ka sqaruar deklaratën e saj për futbollistin. Teksa tha se është “rrugaç”, feministja theksoi se nuk e kishte me futbollistin por me gjestin e tij.
“Më vjen keq që një shoqëri krenohet me një gjest të tillë. Rrugaçëri nuk është quajtur Xhaka, por gjesti, veprimi”, u shpreh ajo për “Pressing”.
“Kritika ime ka qenë ndaj njerëzve që i kanë injoruar faktet që na kanë and dhënë dhe na japin krenari. Kemi pasur lojë të shkëlqyeshme të lojtarëve tanë. Kemi pasur një festim dinjitoz të Xhakës dhe Shaqirit. Kemi pasur qindra elemente që na bëjnë krenarë”, vijoi ajo më tej.