Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani janë dy ndër moderatoret më të mira shqiptare. E siç ndodh zakonisht më të mirët “përplasen”, gjithmonë në aspektin e konkurencës profesione të shëndetshme.

Prej vitesh ato janë pjesë e skenës dhe kanë prezantuar formate me shikueshmëri të lartë. E së fundmi në një pyetësor me publikun të hapur nga Alketa në Instagram, ndjekësit kanë shfaqur kuriozitetin për të ditur diçka rreth marrëdhënies së tyre, për shkak se prej vitesh punojnë në televizione “rivale”.

Përmes një InstaStory, Alketa ka treguar se nuk ka miqësi me Arbana Osmanin, por gjithsesi e respekton punën e saj, duke qënë se media është një ambjent i vështirë pune.

“Miqësi nuk kam, por kam një histori të vjetër kolegesh. Kemi punuar në të njëjtën radio, përfaqësojmë të njëjtën gjeneratë. Edhe në distancë unë respektohem me të gjithë kolegët, sidomos kur janë vajza dhe në këtë mjedis të vështirë siç është industria e mediave ja dalin që të mbijetojnë dhe të bëjnë sukses”, u shpreh Vejsiu.