Kryeministri, Edi Rama ka zbuluar se me çfarë do të merret pas përfundimit të karrierës së tij politike. Duke u përgjigjur për median gjermane “Frankfurter Rundschau”, Rama tha se do të merrej me dizenjimin e rrobave të tij si stilist.
Ndërsa i pyetur nëse mund të lëvizte për të jetuar jashtë vendit, Rama u përgjigj se pavarësisht se Shqipëria dukej e mërzitshme, nuk ishte aq e atillë sa për t’u braktisur.
Pyetje: Çfarë do të dëshironit të bënit pas karrierës suaj politike?
Edi Rama: Ndoshta të dizenjoj rrobat e mia si stilist.
Pyetje: Në Shqipëri apo jashtë saj?
Edi Rama: Në Shqipëri. Shqipëria mund të duket e mërzitshme. Por, jo aq sa për ta lënë.