Ilir Shaqiri u shpall fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, i cili duket se ende nuk e ka ndalur festën e tij.
Pas ditësh festime në Shqipëri, Iliri është nisur drejt Italisë për të festuar sërish.
Bashkëshortja e tij, Emanuela, ka organizuar një festë të madhe me të ftuar VIP.
Ka qenë vetë balerini që ka ndarë momente nga festa ndërsa shihet duke kërcyer bashkë me gruan dhe vajzën e tyre Emily.
Të ftuar ishin mjaft figura të njohura të italisë, si artistin dhe koreografin Zinna Piero, sportisten Roberta Sodero apo edhe Kiko Nalli-n, artistin që kuron imazhin e VIP-ave italianë.
Në festë ishte gjithashtu balerini Andrea Evangelista, gazetari i njohur Andrea Iannuzzi ndërsa Giada Nobile ishte këngëtarjae festës.