Në një videomesazh të publikuar në ‘Tik Tok’ 2 vajza të forumit rinor të PL nxjerrin një zarf të zi ndërsa në sfond dëgjohet kolona zanore e përdorur nga spektakli Big Brother kur merret vendimi për eliminimin e banorëve.
“Populli i Lirisë ka vendosur se personi që duhet të lërë menjëherë Shqipërinë, duke hequr dorë përfundimisht nga vjedhja dhe shkatërrimi i vendit, është Edi Rama”, dëgjohet teksa komunikon ‘vendimin’ e reja e PL-së.