Gazeta Jonë është kthyer në një referencë për mediat më të mëdha në vend me shkrimet e saj denoncuese ndaj praktikave korruptive të tenderëve nga kryebashkiakët si edhe drejtorët e drejtorive në vend.
Më herët, mediat i janë referuar Gazeta Jonë mbi tenderët e kryebashkiakut të Rrogozhinës, Elbasanit, Dibrës dhe gjetkë, ndërsa tani Ora News na referohet në lidhje me denoncimin mbi kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj.
SHKRIMI I GAZETA JONË
Agron Malaj në Burrel firmos tender korruptiv, mbi 1 miliard lekë mamuthëve të korrupsionit me “flamur të kuq”
Çfarë shkruan Ora News:
Bashkia e Matit gjatë drejtimit të Agron Malajt, ka dhënë 3 tendera me negocim të drejtpërdrejtë pa shpallje paraprake. Në dy nga prokurimet fituese është shpallur e njëjta kompani ndërsa këto forma janë kritikuar prej organizmave monitoruese.
Tenderët me negocim të drejtpërdrejtë të cilët janë kundërshtuar fort nga ndërkombëtarët dhe qeveria, nuk mungojnë as në Bashkinë e Matit.
Institucioni që drejtohet nga Agron Malaj, gjatë mandatit të tij ka kryer të paktën 3 prokurime të tilla.
Madje në dy prej tyre janë dhënë pa shpallje paraprake të njoftimit dhe kompania fituese është e njëjtë. Blerja e produkteve ushqimore i është dhënë kompanisë “ERDIS”, e cila kishte kërkuar sa 99.9% të vlerës së fondit.
Dhe po i njëjti subjekt ka marrë edhe blerjen e detergjentëve por këtë herë ka kërkuar sa 98.9% të vlerës së prokurimit për të realizuar punën.
Ndërsa një tjetër rast është blerja e materialeve mjekësore dhe dezinfektimi të ambienteve publike në Bashkinë Mat.
Prokurimi i është dhënë kompanisë “HOREAL Expo Group” e cila kishte kërkuar sa 98.7% të vlerës së tenderit për të blerë materialet.
Në fakt denoncimet në media për prokurimet pa garë apo me negocim kanë qenë tejet të shpeshta.
Por pas tyre edhe kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me vetë kryebashkiakët ka kërkuar të ndalen rastet e tenderave pa garë apo ato me negocim.
LEXO GJITHASHTU
Armando Subashi , në “shtrat” me krimin, tender mbi 1 miliard lekë pa garë për naftë në Fier . Ku është SPAK-u?!
Kush po ia vë tritolin ish-kreut të ALUIZNI-t Mariel Murati në hotelin “Yacht Premium” në Sarandë?
Erion Isai ka fiksim Zeqirllarin në Erseke , afera skandaloze me tender – ash me paratë e shqiptarëve
Rahim Spahiu bën kërdinë në Diber , skandal me tender in e rrugës: Si u dhanë 144 milionë lekë të dibranëve në shkelje totale
Gazeta Jonë përzgjidhet nga gjiganti Google për projektin “Gazetari Cilësore Kundër Korrupsionit”
Çmendet Juliana Memaj e Urës Vajgurore, blen me gjoja tender 300 milion lekë nafte nga kompania që shet ujë dhe pije frekuese. Lidhja me pronarin
Lefter Alla i Bulqizës blen apartament luksoz në Tiranë, por e fshehu pas dikujt tjetër, dalin detajet tronditëse
Agron Malaj në Burrel firmos tender korruptiv, mbi 1 miliard lekë mamuthëve të korrupsionit me “flamur të kuq”
Skandal në Librazhd, Kastriot Gurra puneson gruan si drejtoreshë
Cmenduri në Rrogozhine , tender super korruptiv: Edison Memolla shtron rrugën me para
Gazeta Jonë