Moderatorja Megi Pojani, duket se nuk shqetësohet aspak për komentet negative ndaj saj në rrjetet sociale, pas votove shpesh provokuese që ajo poston.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” nën moderimin e vëllezërve Veshaj, Pojani tha se nuk e ndien presionin e gjykimit, por vlerëson në maksimum feminitetin e saj dhe të qenurit vajzë.

Donaldi: Meg, nëse futesh në rrjetet e tua sociale, shikon shumë video dhe foto provokuese, në sensin që për vajzat dhe gratë në Shqipëri, duken pak provokuese, të bezdisin komentet

Romeo: Si duken për meshkujt, që rrinë aty, ngecin tek Megi

Donaldi: Duken içik provokuese

Megi: Nuk më bezdisin fare

Donaldi: A ndihesh e gjykuar nga komentet

Megi: E gjykuar jam, por nuk e kam presionin e të ndjerit e gjykuar, por e di që gjykohem

Donaldi: Ngqaë je e pacipë?

Megi: Mbase, por më pëlqen të jem e pacipë dhe të shijoj feminitetin tim. Të jesh grua është fat dhe privilegj shumë i madh.