Tre ditë pas operacionit të SPAK me 50 urdhër arreste janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore, ku implikohen persona të ndryshëm, mes tyre edhe ish zyrtarë.
Në dosje janë zbardhur përgjimet e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili diskuton me dhëndrin e tij, Arjan Tuku për vrasjen e Durimit Bamit.
Po ashtu, ish-deputeti i PS diskuton edhe me një person tjetër, të paindentifikuar.
Pjesë nga dosja e mega-operacionit të SPAK:
Më datë 06.04.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Arian Tuku ku dyshohet që komunikojnë në lidhje me organizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami, duke përdorur metodën me ndërrim me një person tjetër të cilit i drejtohen me emrin “Daja”.
Arian Tuku i shkruan: Jam duke u mundu me bo një far dallavereje me stil me dajën me i dhanë “qenin” dhe me thirr Durin al. Por jam duke ja shiru avash avash, me ba ndrrim. Se daja ka nejt 2-3 here me Durin dhe i ka bo ndere, daja Durit. Arbeni i shkruan, …efare thot daja, Bardhi? Arjani i shkruan që….I kanë pas lek borxh Durit disa Shkodranë në hali dhe daja i ka marrë në telefon dhe ato ja kanë dhanë lekt Durit. Tani kam vazhdu at me stil me i thanë, një fjalë sot një fjalë mhas 3 ditsh. Apo don me i dhanë edhe Bardhokun paketë, të dy 60.
Më datë 07.04.2020, shtetasi Arben Ndokakomunikon me përdoruesin e paidentifikuar dhe diskutojnë për shtetasin Durim Bami të cilin e dyshojnë si të përfshirë tek vrasja e shtetasit Aleksandër Ndoka.
Përdoruesi i paidentifikuar shkruan, …e di që ka thënë se ju bëj be, kur do të dy dum me ba be, kush karin na e bëri, kush është ai që vazhdon me na ngatërru dita ditës. Nëse ai se ka bërë, as Duri jo. Pse na kane cu me u përplas me to, kush na caj dhe pse e ka bere, pidh nane që i jep dum aka. Arbeni Ndoka shprehet,…Kto jan doru o vlla gjith co thu ti. Kahu ja kun ba dhe Milit kto. I kan then bejm be anej knej, E kur mori Strafugen (Enver Stafuka) peng, nxorri edo gjë Mili. Duhet me ju turrë, ma e kput. Them që e kena një person me ma dhen info për të e ta vizitojmë.
Arben Ndoka në vazhdimësi i tregon që ka dijeni për vendndodhjen e Durim Bamit dhe dhe se e ka bërë një plan por do t’ja tregoj sapo të takohen. Vox