Teksa Ukraina ndodhet në ditën e tetë të pushtim rus, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm duke qartësuar shumë gjëra.
“Kudo që të shkojnë, do të shkatërrohen. Nuk do të kenë qetësi këtu, nuk do të kenë ushqim, nuk do të kenë një moment të qetë. Pushtuesit do të marrin vetëm një gjë nga ukrainasit: rezistencën, rezistencë të ashpër. Rezistencë të tillë që ata do ta mbajnë në mend përgjithmonë se ne nuk heqim dorë nga ajo që është e jona, se ata do ta mbajnë në mend se çfarë është një luftë patriotike. Po, për ne ukrainasit, kjo është një luftë patriotike. Ne e dimë se si fillojnë luftërat patriotike dhe ne e dimë se si përfundojnë për pushtuesit”, citohet të ketë thënë fillimisht ai.
Ai ka theksuar se ushtria ukrainase po bën gjithçka për të thyer plotësisht armikun.
“Gati 9,000 rusë janë vrarë (të paverifikuar) në një javë. Në Nikolaevsk, pushtuesit janë të detyruar të përdorin dhjetëra helikopterë për të marrë të vrarët dhe të plagosurit e tyre – 19 dhe 20-vjeçarë. Çfarë kanë parë në jetën e tyre përveç këtij pushtimi? Ukraina nuk do që të mbulohet nga trupat e pajetë të ushtarëve. Shkoni në shtëpi. Tregojuni oficerëve tuaj që dëshironi të jetoni, se nuk dëshironi të vdisni, por të jetoni”.
“Jam i bindur, se do t’i dëbojmë. Të turpëruar. Si ata njerëz të thjeshtë që dëbojnë pushtuesit nga dyqanet ushqimore ku shkojnë ushtarët rusë për të gjetur ushqim dhe diçka për të ngrënë. Këta nuk janë luftëtarë të një superfuqie. Këta janë fëmijë të hutuar që janë përdorur. Çojini në shtëpi”, ka shtuar ndër tjerash presidenti Zelensky.