Kryetari i bashkisë së Hasit, Liman Morina ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elisabeth. Duke qenë se në Britaninë e Madhe prej vitesh tashmë jetojnë mijëra qytetarë hasjanë, të cilët u larguan nga vendi si pasojë e keqqeverisjes dhe mungesës së prespektivës, kryebashkiaku ka shprehur se mbretëresha kishte zënë vend të vend të veçantë në zemrën e çdo hasjani.
“Në emër të Bashkisë Has, të qytetarëve por edhe vajzave, djemve e familjeve hasjane që jetojnë e punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, shprehim ngushëllimet më të ndjera për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Sajë, Mbretëreshës Elisabeth II. E ndjejmë obligim të ndajmë dhimbjen me familjen mbretërore dhe qytetarët e MB për këtë humbje të madhe.Prej vitesh qytetarët e Hasit ndërtuan ura komunikimi me Britaninë e Madhe, gjetēn strehë e ndërtuan jetën e të ardhmen. U betuan para Madhërisë së Sajë e cila u besoi shtetësinë e Kurorës, për të qenë qytetarë të denjë e kontribues vlerash në atë tokë e cila u kthye në atdheun e dytë për ta. Ne përulemi para veprës të Elisabeth II, e cila ka zënë një vend të veçantë më zemrën e çdo hasjani. Faleminderit Mbretëreshë. U prehsh në paqe. Mbetesh e paharruar për ne!”-shkruhet në reagimin e bërë.