James Brown njihet si një nga kuratorët më të mirë të imazhit, por në të njëjtën kohë është edhe një nga miqtë më të ngushtë të këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora. 53 vjeçari nga Londra publikoi një fotografi me këngëtaren në InstaStory me mbishkrimin: “Urime zonja Waititi Ora”…
Pra s’ka më pikëpyetje, Rita Ora është martuar dhe këtë fakt ka vendosur ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Këngëtatja e hitit “Anywhere” dhe regjisori i “Thor: Love And Thunder”, janë fotografuar të dy me rrathë floriri në gishtat e unazës.
Ky fakt ndezo spekulime se ata tashmë ishin kurorëzuar dhe mesa duket mediat kishin të drejtë.