Përveçse foli para kamerave të mediave, kryedemokrati Sali Berisha ka lënë edhe një shënim në procesverbalin që firmosi në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Edhe pse mjaftonte që të hidhte firmën e tij, Berisha nuk e ka lënë që t’i ikë rasti pa sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin Prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës ‘kukull’ i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale,”– ka shkruar Berisha mbi dokument.

Mjaftonte vetëm firma! Ja çfarë shkroi Berisha në

Paraditen e sotme, kryedemokrati Berisha shkoi në SPAK në bindje të urdhrit të Gjykatës së Posaçme për t’u paraqitur para Policisë Gjyqësore, në respektim të masës “detyrim paraqitje”. Sipas vendimit që është marrë për të, kryedemokrati duhet të paraqitet para Policisë Gjyqësore të hënën e parë dhe të fundit të çdo muaji.