Monika Lubonja është një nga banoret më të përfolura në “Big Brother VIP Albania”, e cila është komentuar gjatë për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në një emision ku ka folur gjatë rreth të gjitha dinamikave në rrugëtimin e saj në garë.
Një nga temat që ajo ka diskutuar ka qenë pikërisht edhe ndarja e bujëshme e Donaldit dhe Beatrix-ës.
Lidhur me këtë gjë, ajo tha se është befasuar shumë sepse beson te historia e dyshes dhe mendon që ka patur ndjenja të vërteta. Ajo shtoi se beson që do të ketë një dritë jeshile në lidhjen e tyre.
“I befasishëm. Se unë edhe përpara disa ditësh kur bëmë Big Brother post mendoja që janë gjërat emocionale, unë besoja dhe vazhdoj të besoj tek Donaldi. Unë besoj tek historia e tyre, varet si e kam parë brenda, i kam parë shumë afër ata dhe kam qenë shumë afër me atë çift.
Janë të dy të mrekullueshëm, Trixa ndjehej që e dashuronte apo e donte. Unë them që do ketë një dritë jeshile sepse është situata, nuk duhet të paragjykojmë është i tronditur edhe Donaldi”, -është shprehur ajo.