Reperi i njohur, Fero, u la për një muaj në paraburgim. Ky ishte vendimi i Gjykatës Themelore të Gjilanit pasi ai rrahu brutalisht një person brenda një makine.
E teksa shumë po flitet për arrestimin e tij, diçka tjetër që mori shumë vëmendje ishte edhe ‘reagimi’ i bashkëshortes së reperit, Arbenita Ismajli.
Modelja e njohur duket se ka vendosur që të mos flasë aspak në lidhje me këtë ngjarje, por të vazhdojë normalisht postimet në rrjetet sociale.
Edhe pse u kryqëzua nga ndjekësit për shkak të disa fotove provokuese të cilat i postoi në “Instagram” pas arrestimit të Feros, Arbenitës duket që nuk i bëjnë përshtypje.
“Mos u reklamo shumë se e ke burrin në burg”- shkroi një komentues, ndërsa në një tjetër koment thuhej: “Burrin në burg ti këtu”.
Pavarësisht kritikave, modelja seksi ka vijuar me postimet e saj dhe ka zbuluar se ndodhet me pushime, të paktën kështu i quan ajo vendet ku shkon për punë.
“Kush ka nevojë për pushime kur puna që bën të çon në çdo vend”- shkroi ajo krahas një postimi në “Instastory”, ku tregonte nëpërmjet videos dyqane me rroba.