Bruno dhe Ana dolën çift nga Big Brother Vip. Çifti vazhdonte njohjen jashtë dhe dukej se gjithçka po shkonte mirë.

Të ftuar në Glamour Zone çifti i punuan të dy rrengje njëri-tjetrit, fillimisht Bruno e më pas Ana dhe në të dy rastet dukej qartë një marrëdhënie shumë e mirë mes të dyve dhe një besim i konsoliduar.

Por siç duket gjërat kanë ndryshuar. Disa reagime të të dyve në rrjet ngrenë dyshime për një ndarje të mundshme.

Bruno me disa story për materializmin te vajzat, ndërsa Ana që nuk ishte pranë partnerit kur ky i fundit ishte në spital.

“Nëqoftëse ajo nuk vjen në Manastir apo në Pasqyra ose Ksamil me ty, të bëjë foto kështu me shishen e ujit Pana në dorë plus të duket si @amandakhamkaew, por zgjedh të hedhë shishet e Grez Goose dhe Moet në një natë vere me fishekzjarrë midis club-it, ajo nuk është për ty mik” ka shkruar Bruno në Instastory.
“Nëqoftëse ajo nuk mërzitet në këtë pozicion e të duket kështu, kur në verë për mëngjes ka veç krudo në restorant dhe jo bukë me vezë dhe djathë jugu, ajo nuk bën për ty mik”, shkroi më tej ish-konkurrenti.

Para dy ditësh Bruno ka postuar një story nga spitali ku dukej në gjendje të keqe shëndetësore. Po atë ditë Ana ka qenë   pjesë e një live bashkë me ish-konkurrentin e “Për’puthen” Bledin. Ana u pyet nga fansat për gjendjen shëndetësore të Brunos dhe pse nuk ishte pranë tij në ato momente, por përgjigja që dha ngre shumë dyshime.

Ajo “story” është e vjetër”, ka thënë Ana duke lënë shkas të mendohet për një ndarje të mundshme mes çiftit duke qenë se më pas Bruno falënderoi të gjithë ata që i uruan shërim të shpejtë