Kur Mozzik dhe Loredana publikuan këngët e tyre të reja pak javë më parë “Toto rina” dhe “Pinky Promises”, në të njëjtën orë, menduam se ishte rastësi. Por kjo ka ndodhur sërish. Këtë herë ish-çifti kanë qenë të ftuar në bashkëpunime.
Mozzik ka bashkëpunuar me Taynën dhe Butrintin ndërsa Loredana me Noizyn. Edhe këtë herë këngët janë publikuar në të njëjtën orë, mbrëmë në mesnatë. Por cila prej tyre ka patur më shumë sukses?

Nga klikimet në Youtube shihet se deri tani të dyja këngët kanë arritur 1.2 milion shikime duke patur kështu një konkurrencë të fortë mes dy bashkëpunimeve.

Megjithatë mbetet për t’u parë cila do kthehet në hit vere.