Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vizituar në spitalin e Vlorës 26-vjeçare, e cila u përdhunua disa ditë më parë nga katër djem.

Gjatë fjalëve të tij, ai garantoi se e reja do të jetë e plotë ligjore.

“Nuk është e vërtetë që policia ka vepruar me vonesë. Emrat e fajtorëve i cakton prokuroria, lëreni të bëjë punën e vet. Të bëhemi të gjitha bashkë sepse vajza mund të ishte motra e secilit prej nesh. Dhuna me bazë seksuale dhe gjinore nuk është e re, por është krijuar kulturë pandëshkueshmëri, ju garantoj se do të marrë fund. Jam këtu për të mbështetur këtë vajzë, që ka rënë pre e kësaj dhune.

Vajzë nga një zonë rurale që ka ardhur në Vlorë për të punuar dhe mbështetur familjen e vet. Kam ardhur t’i ofroj mbështetje kësaj vajze dhe familjes së saj.

Kini besim tek drejtësia. Prokuroria e Vlorës po e heton këtë çështje”, tha Balla jashtë spitalit të Vlorës.