Denoncimi i drogimit dhe përdhunimit në grup i një 26-vjeçareje në Vlorë, ishte “mëkati” i gazetares, Afrovita Hysaj e cila e denoncoi edhe pse organet e drejtësisë po përpiqeshin të mos e publikonin.

Kjo ngarje e cila duhet të ishte kryefjala e organeve të drejtësisë me qëllimin e vetëm për të burgosur e dënuar autorët, është kthyer në një përplasje virtuale mes një televizioni lokal në qytetin bregdetar dhe gazetares Afrovita Hysaj.

Gazetarja u sulmua në rrjetet sociale nga ‘TV 6+1VLORA’, pasi denoncoi përdhunimin e 26-vjeçares.

"Si më kërcënoi Albert Deliaj pas lajmit në portali se djalin e ka përdhunues": Flet gazetarja Afrovita Hysaj
“Si më kërcënoi Albert Deliaj pas lajmit në portali se djalin e ka përdhunues”: Flet gazetarja Afrovita Hysaj

VoxNews kontaktoi me gazetaren, Afrovita Hysaj e cila tregoi telefonatën me pronarin e televizionit “TV 6+1VLORA”, Albert Deliaj i cili e ka kërcënuar gazetaren duke e shantazhuar se “do zhduk nga Vlora”.

Unë kam raportuar se kanë qenë 4 persona, jo 3 siç u tha në komunikatën e parë të policisë, por nuk kam dhënë asnjë emër, portalet kanë nxjerrë emrin e djalit të administratorit të TV lokal. Personi i publikuar në disa portale si personi i katërt ka sjellë reagimin e babait të djalit, që më ka kërcënuar me mesazhe dhe më tej ky televizion ka publikuar një lajm denigrues ndaj meje kështu që situata nuk mund të tolerohej më ndaj bëra denoncim në organet kompetente”, tha Hysaj .

Gazetarja pohon se kam tentuar të flas me Albert Deliajn por ai ka vazhduar të më shantazhojë dhe të më bëjë presion me median e tij. Hysaj shprehet se ka gjetur mbështetje nga kolegët e saj brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Je në gjak me mua”, ishte mesazhi që Deliaj i dërgoi gazetares, e cila tashmë çështjen e ka lënë në dorë te drejtësisë, dje policia njoftoi se ndaj tij ka nisur një procedim në gjendje të lirë.

Gazetarja që denoncoi përdh*nimin në Vlorë flet për

Albert Deliaj është pronar i “6+1” Vlora TV, ku në një postim në rrjete sociale, në faqen e këtij televizioni, u përdorën terma fyese dhe denigruese për gazetaren, por pas reagimit të mediave në masë, postimi u fshi.