12 persona janë arrestuar në Tiranë në 24 orët e fundit për disa vepra penale.

Mes tyre është edhe një i ri, 32-vjeç që është prangosur për shkak të një sherri në urban në Tiranë dhe kundërshtimin e një efektivi policie që u fut për ta neutralizuar.

Njoftimi i plotë

Tiranë-Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

  • E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe gjatë kontrollit në banesë i gjetën dhe sekuestruan një bimë të dyshuar narkotike kanabis, të kultivuar në vazo;
  • B. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Grigor Cika”, dyshohet se ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme, një objekt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

  • L. Q., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Dibrës, në autobusin e linjës së Tufinës, është konfliktuar me shtetasin E. D., si dhe ka kundërshtuar me forcë për shkak të detyrës, një punonjës policie, i cili ka ndërhyrë për neutralizimin e konfliktit;
  • G. B., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Dibrës, në autobusin e linjës Kombinat-Kinostudio, i ka vjedhur kuletën një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin S. G., 31 vjeç, banues në Kasallë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:

  • K. R., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
  • S. J., 49 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

  • P. Sh., 38 vjeç, banues në Sauk, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
  • M. Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tip “Fiat”, me pasojë vetëm dëme materiale;
  • A. V., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.