Vrasja e 34-vjeçares Jetmira Hasani ne Bathore ne 15 shtator të vitit 2020 në sytë e vajzës, tronditi mbarë opinionin publik. Jetmira Hasani nëna e një fëmije 8- vjeç gjeti vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit që kunati i saj përdori .

Ka qenë ora 17:40 kur krimi u krye brenda familjes. Jetmira u qëllua për vdekje nga kunati me breshëri plumbash, familjarët me dhimbje të madhe rrëfyen asaj kohe se konfliktet kanë qenë të vazhdueshme, madje e ndjera ishte e divorcuar prej 5- vitesh.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” për disa emisione me radhë u rrëfyen familjaret e viktimës. kunata e Jetmirës asaj kohe, ka dhënë detaje rrëqethëse, ajo u shprehe se ishte vjehrra ajo që e shtyu të birin të vriste Jetmirën.

Ajo tregon se: “Atë dite kam qenë te kunata se po paketonte plaçkat, nuk na lejuan që të hynim në banesë për ta ndihmuar. Erdhën policët i thanë vjehrrës të hapte derën që të merrte plaçkat ish-nusja. Vjehrra e kundërshtonte policinë. Kunatës i tha vjehrra të vijë çuni të jetë prezent këtu. Erdhi Tanushi, por edhe ai me të njëjtat fjalë. Ngjarja makabre ndodhi pas këtij konflikti, por edhe pse kane kaluar me shume se 2 vite ende familja gjendet ne lot, vrasja për here te dyte e familjes Hasani këtë here erdhi nga vendimi I padrejtë dhënë autorit te ngjarjes Agron Tanushi, si dhe mos drejtësia për fëmijën e Jetmirës së ndjerë, i cili nuk e pa kurrë përkujdesjen e te atit dhe sot gjendet ne familjen e gjyshes nga nëna.

Ndiqni rrëfimin e nënës së Jetmira Hasanit, e cila dëshminë ekskluzive pas vrasjes së të bijës e dha për emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti.