“Nga Lushnja që mos qofsha! Në fshat më thonë se fle me kushëririn”, kështu e nisi prezantimin e saj Etleva e cila vjen nga fshati Toshkëz i Lushnjës ishte këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Ajo thirri në një seancë ndërmjetësimi kushëririn e saj Serjanin pasi prej kohësh në fshat e akuzojnë se ajo ka një marrëdhënie intime me të. Etleva ka pranuar që Serjani të jetojë në shtëpinë e saj, pasi ky i fundit ishte në një gjendje të keqe ekonomike.
Fjalët e bashkëfshatarëve e kanë bërë Etlevën t’i kërkojë Serjanit të largohet, pasi ajo ka edhe familjen e saj, është e martuar dhe ka katër fëmijë. Sipas saj, Serjani ka shumë probleme, por ajo nuk e ndihmon dot më. Ajo shprehet se do ta heqë këtë “njollë” ndaj edhe ka ardhur në emision.
Etleva: Rasti im është që unë kam ardhur në seancën e ndërmjetësimit që të heq një njollë. Serjan Malia është kushëriri im.
Eni Çobani: E thatë, e keni kushëri të tretë.
Etleva: Po. Fshati, tani se jemi të dy…
Eni Çobani: Nga kush fshat jeni ju?
Etleva: Unë vij nga fshati Toshkëz, Lushnje. Njerëzit më thonë që kur dal me Serjanin, dolën të dy, dashnori me dashnoren.
Eni Çobani: Është e vërtetë, Serjan?
Serjan: Po, shumë e vërtetë.
Etleva: Serjani ka probleme shumë të mëdha por ai kërkon ti zgjidh unë, por unë nuk i zgjidh dot sepse jam grua e martuar, kam katër fëmijë, kam edhe unë jetën time, të ardhmen time, nderin tim, repsektin tim, gjithçka që unë kërkoj të heq një njollë të zezë nga kjo gjë.
Ardit Gjebrea: Më fal pak, burrin e ke në shtëpi?
Etleva: Jo, në Itali.
Ardit Gjebrea: Prandaj del me Serjanin?
Etleva: Po. Tani çfarë duhet të them unë? Unë i drejtohem Serit, i nderuar Seri, Etleva të ka mbajtur, të ka respektuar si vëlla, ke pasur halle e gjithçka që ti i ke qarë me mua, por unë nuk kam më mundësi të të mbaj.
Eni Çobani: Po ku rri Seri? Rri në shtëpinë tënde vërtet?
Etleva: Po, rri në shtëpinë time, ha e pi e lahet sepse nuk ka shtëpi, është në një dhomë 2 me 2, është në një gjendje që nuk fle as kafsha e egër në atë dhomë.
Eni Çobani: Fle tek ti pra?
Etleva: Fle tek unë.
Ardit Gjebrea: Por jo në dhomë me të?
Etleva: Jo, në dhomë me mua jo, fle në kuzhinë.
Eni Çobani: Dhomën e ndan ajo se ku, por njerëzit që e shikojnë kur del…
Etleva: Tani, unë kërkoj që të heq një njollë të zezë.
Eni Çobani: Kjo është një detyrë e vështirë, nuk e kam pasur ndonjëherë në 11 vjet që të heq edhe njolla, megjithatë, ju çfarë konsideroni njollë? Opinionin?
Etleva: Opinionin pra.