Ylli Manjani ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të Enkelejd Alibeajt, se do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Tiranës, që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit dhe Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD.
Alibeaj thotë se në këtë rast është njëlloj sikur të divorcohet një çift në gjykatë dhe ankimin ta bëjë komshiu!
“Ndahet burri me gruan në gjykatë dhe ankimin e bën komshiu?!
Këtë po thua o Enklelejd?!
Pash zotin na kurse fyerjen, se profesionalisht e di fort mirë se kjo është spazëm.
E drejta e ankimit mbi një proçes i takon atyre që janë palë në të, jo gjithë dynjasë!
Nëse donin të ankoheshin, duhet të kërkonin proceduralisht të ishin persona të interesuar.
Por fjetën sa u shqepën deri më sot e tani thonë se do ankohen, nuk ka Kushtetutë as ligj që e mban këtë llogjikë!”, shkruan Manjani.