Duje” quhet kënga e Albina Kelmendit dhe familjes së saj, që do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, vitin e ardhshëm. Kjo këngë, që u zgjodh nga votat e publikut, u vlerësua për tekstin që ka, pasi, fabula e saj është bashkimi i familjes, e jo ndarja.
Mirëpo, teksti i këngës ka pasur edhe kritika. Madje, janë disa komentues që ia kanë përplasur Albinës një ngjarje nga jeta e personale e saj.
Duke qenë se ka kohë që u raportua se Albina u martua me një biznesmen që dikur ishte i martuar dhe ka dy vajza, komentuesit ia kanë përmendur këtë fakt asaj.
“Ndau burrin nga gruaja e knej thirrje mos mu nda” ishte një koment i këtij lloji dhe te tjera si keto. Akoma: “Burri i Albines e la gruan me femije dhe mori kto. A e ka pas kjo edhe per vete a vec per tjere”.
Një koment tjetër: “Teksti i Albines ishte kogja sυlmues edhe ndaj burrit te saj i cili eshte ndare nga gruaja e pare me femije! Kjo me kete keng spari gjγkon burrin e saj! Tekst aspak motivues por gjykues!”
Kujtojmë se vendin e parë nga juria e fitoi Elsa Lila, ndërsa Albina Kelmendi mori vendin e dytë, të tretin grupi 2 Farm. Albina do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion pasi e zgjodhi publiku përmes votave, risia e këtij festivali.