
Këtë vit shkollor leksionet do të jenë të detyrueshme për studentët. Vendimi është bërë i ditur ditën e sotme dhe është firmosur nga Ministria e Arsimit, “Frekuentimin e procesit mësimor, sipas llojit të veprimtarisë mësimore në auditor dhe ciklit të studimit”.
Për programet e studimit të ciklit të parë nevojiten një pjesëmarrje deri në 75% të leksioneve. Ndërkohë sa i përket masterit profesional, duhet një pjesëmarrje në së paku 60% të orëve ndërsa të masterit shkencor deri në 75%.