
Aktorja e njohur, Shailene Woodley dhe futbollisti Aaron Rogers i kanë dhënë fund fejesës. Lajmi është bërë i ditur nga burime ekskluzive për “Entertainment tonight- ET”.
Sipas këtyre burimeve, dyshja janë ndarë, por kanë planifikuar të mbeten miq.
“Ata u përpoqën ta bënin lidhjen e tyre të funksiononte, por me karriera të zëna në industri të ndryshme ishte e vështirë të shikoheshin. Ata të dy nuk kanë armiqësi me njëri-tjetrin dhe planifikojnë të mbeten si miq”.
Kujtojmë se Woodley dhe Rogers u fejuan një vit më parë, në shkurt të vitit 2021.