Dy ditë më parë reperi Mozik postoi në Instagramin e tij një foto “misterioze”. Teksa qëndronte përpara një pasqyre, ai kishte vendosur dorën te këmba e një vajze, fytyra e së cilës nuk shfaqej në foto. E kemi fjalën për foton e mëposhtme.
Padyshim kjo gjë nuk kishte si të mos sillte reagime dhe kuriozitet te publiku. Menjëherë nisën aludimet se kush mund të ishte vajza së cilës i dallohej këmba, rripi i sandales dhe një pjesë shumë e vogël e fustanit.
Por duket se kaq detaje mjaftuan për të bërë supozime!
Rastësia deshi që të njëjtin fustan të ketë në garderobën e saj edhe Kiara Tito. Këtë gjë e kanë venë re menjëherë ndjekësit e saj pasi panë foto të Kiarës me fustanin në fjalë. Kjo mjaftoi që publiku, por dhe portalet të paraqisnin Kiarën dhe Mozzik si çiftin e ri të showbiz-it.
Edhe pse Kiara gjithmonë ka qëndruar indiferente ndaj lajmeve të tilla, mbërmjen e sotme vendosi të reagojë. Moderatorja ka mohuar kategorikisht çdo gjë duke u shprehur se nuk është ajo vajza në foton e reperit.
Reagimin e plotë të saj e gjeni më poshtë.