Gjatë megaoperacionit antidrogë “Tempulli” u vu në pranga edhe personazhi i famshëm njohur me pseudonimin, “Ujku i Cërrikut”.
Ditën e sotme janë zbardhur detaje nga dosja e hetimeve që sollën arrestimin e Saimir Rexhepit.
Mësohet se reklamonte shitjen e drogës edhe në rrjetin social Instagram duke u shprehur se “mallin” e tij e blinte gjithë Cërriku.
Më 8 shtator rreth orës 15:30 agjenti në mbulim me emrin e koduar ‘Koli’ ka shkuar pranë një lavazhi në aksin rrugor Elbasan -Cërrik dhe konkretisht në afërsi të rrugës që merr drejtimin për në zonën e Llixhave.
Rreth orës 15:35 pranë agjentit i është afruar “Ujku i Cërrikut” i cili pas një bisede i dorëzon atij një qese me 1.02 gramë kokainë dhe më pas largohet në drejtim të brendësisë së lavazhit.
Pjesë nga përgjimet e zbardhura nga dosja
Agjenti (K): Hë ujk, e more? Gjysëm është?
R (U): Tall k…ti, e ke k..derre fare
K: E ke mall të mirë lali?
U: Nuk të bëj be kot ty unë
K: A është i mirë të paktën o vlla ?
U: Ore qafsha të gjithë e merr gjithë Cërriku.