Moderatorja e njohur, Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata, do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dojna e cila ndau me të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj një video shumë të ëmbël në “Instagram”, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Moderatorja ka treguar se është 16 javëshe dhe nuk gjen dot fjalët për ta përshkruar këtë moment.
“Fjalet s’me mungojne kurre, por qe te pershkruaj ate qe ndiej tani, do te me duhej ti krijoja. Ndaj po te le ty mam te flasesh, me rrahjet e zemres sate 🤍 #16weeks”, ka shkruar ajo krahas videos.
Rikujtojmë se Dojna dhe Vlashenti janë bashkë si çift prej më shumë se 3 vitesh. Këngëtari gjithashtu i ka propozuar moderatores për martesë dhe përgjigjja e saj ishte “gjithmonë po”. Lajmi ëmbël u bë publik nga vetë prezantuesja në një video të publikuar në “Instagram”. Në dorën e saj dukej dhe unaza e propozimit, e cila ra në sy menjëherë.
Për një kohë të gjatë lidhja e tyre funksiononte në distancë dhe ata takoheshin çdo dy javë, por kohët e fundit çifti ka qenë më afër se kurrë me njëri-tjetrit.