Një vajzë e vogël, vetëm 4 vjeç, është gjetur e vetme te Liqeni Artificial mbrëmjen e së mërkurës. Policia bën apel për ndihmë për gjetjen e familjarëve.
Policia thotë se vajza quhet Merkel, ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.
“Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, njofton policia.