Blogerja Sara Kolami ka folur në një intervistë të shkurtër, në lidhje me jetën e saj private dhe ftesën për t’u bërë pjesë e “Big Brother Vip.”
Kolami u shfaq si aktore në rolin e një stjuatdese greke në komedinë “Dashuri dhe Turbulenca”. Teksa ishte në premierën e filmit në Kosovë, ajo realizoi një intervistë 60 sekondëshe për “Prive” ku zbuloi se arsyeja pse nuk e ka pranuar ftesën për të hyrë në BBV ishte nëna e saj.
Në lidhje me jetën e saj personale, Sara rrëfeu se lidhja e fundit që ka pasur përfundoi për shkak të zhelozisë, ndërsa kur u pyet në lidhje me eksperiencën e parë seksuale, ajo tha se nuk i kujtohet.
Sa i përket punës së saj të parë, ajo tha se ka punuar si fotografe në Greqi. Në lidhje me punën si blogere, ajo zbuloi se postimi i parë i sponsorizuar që ka bërë ka qenë në vlerën 50 euro.
Ndër të tjera ajo shprehu se do t’i duhen edhe dy filma të tjerë që të mund të quhet “aktore. Ajo u përfol shumë për rolin e saj në komedinë “Dashuri dhe Turbulenca” pasi shkëmbeu puthje në buzë me Gentian Zenelajn dhe Amos Zaharian.
Sara Kolami foli pak kohë më parë në lidhje me këto skena ku shprehu se puthjet mes personazheve të kapura nga kënde të posaçme krijonin efektin e tyre te audienca.
Për të, tashmë të mësuar me puthjet skenike, të dyja nuk ishin asnjë problem, megjithatë Sara shpjegoi edhe vështirësinë pas tyre, duke veçuar skenën ku puthi Zenelajn disa herë, me shumë pasion ndërsa çdo gjë duhej të gërshetohej njëkohësisht.
Pyetje: Me kë ishte më e lehtë të putheshe me Gentin apo me Amosin?
Sara Kolami: Me të dy, janë shumë të mirë që të dy.
Pyetje: Cili ka qenë momenti, për ty më i vështirë ose skena që ke përsëritur disa herë, që nuk dilte siç e doje ti?
Sara Kolami: Skenat ishin goxha impenjative, nga A-ja te Zh-ja sepse si karakter kjo vajzë është e karikuar, nuk ka momente qetësie. Regjisori gjithmonë më thoshte “Sara, më shumë” dhe është sikur më shtrydhi si rol, por në të njejtën kohë edhe më ndihmoi të kuptoj që kur ti mendon që nuk mundesh më, ka edhe më tepër. Ajo skena që kam me Gentin, që ishte një ditë xhirimi, kishte shumë tekst, kishte shumë koreografi sepse lëvizja e këmbëve, çdo gjë ishte koreografi. Në çdo dubël duhet të bësh të gjithë gjërat njësoj, ishte koreografi lëvizja e këmbëve, koka, duart dhe ishte një ditë xhirimi shumë impenjative dhe isha goxha e stresuar, çdo gjë ishte për ne dhe ajo skenë duhet të shkëlqente.