Një grupim i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut” ka publikuar emaile që ndodhen në postën elektronike të kryeministrit Edi Rama.
Në faqen e internetit https://homelandjustice.ru/ hakerat kanë ngarkuar dhjetra materiale që kanë ardhur në adresën e kreut të qeverisë, madje edhe ato që janë fshirë nga inbox.
Denoncimet në postën elektronike të kryeministrit kanë të bëjnë kryesisht me tenderat dhe kadastrën, por ka edhe oferta që kanë mbërritur nga kompani kineze për prodhimin e maskave.
Një ditë më parë në këtë faqe lexuesit u pyetën nëse ishin të interesuar të publikoheshin emailet e kryeministrit apo të ministrave.