Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë, ku një vajzë 27 vjeçare i dha fund jetës, pas shantazhit dhe bullizmit me një fotografi në Tik Tok,  nga një person i quajtur Altin Çoku.

Hoxha tha se Shqipëria ka një problem serioz me rrjetet sociale, e cila ka dalë jashtë kontrollit dhe autoritetet nuk kanë mundësi parandalimi.

Kujtohemi të flasim për këto ngjarje kur sjellin pasoja. Probleme të rënda nga Tik Tok ka çdo ditë. Është problematikë shumë e madhe. Ka çdo ditë që rrihen dhe përdorin thika të rinjtë.  Policia jonë është shumë larg, nuk ka as burimet logjistike dhe as njerëzore për t’u marrë me këtë lloj fenomeni.

Pashë komunikimin e këtij personi, Altin Çoku, në Tik Tok, ishte i tmerrshëm. Fliste me një gjuhë, nuk e di, çfarëdo të jetë viktima, është një nënë e një fëmije. Mënyra se si komunikonte në një rrjet, ku shprehej me fjalët më banale të mundshme, duket që nuk i ka lënë zgjidhje tjetër asaj vajze. Pyeta sot, që ky ka qenë influencer në Tik Tok dhe bënte komunikim edhe me një këngëtar që është shumë i njohur. Kishte influencë në rrjet.

Dikur këtë lloj niveli në Shqipëri e solli një televizion Kombëtar, në një emision, tani dalin aty në Tik Tok live. Mënyra se si fliste ky para 2-3 mijë vetëve, imagjino sa shpërndahet dhe ndikimi që ka te të tjerët. Në rastin konkret, policia e ka arrestuar personin në fjalë edhe pse ka patur problematika edhe më parë.

Viktima i është lutur ta heqë atë nga rrjeti. Është shume shqetësuese, këta njerëz hyjnë në rrjet dhe bëjnë këtë gjë. Jemi shumë larg parandalimit“. tha Hoxha.