Një grua e vjetër ishte ulur në gjunjë dhe qante. Një vajzë e re që po kalonte aty pranë iu afrua dhe e pyeti: Nënë çfarë të ka ndodhur që qan, a je mirë? Ajo iu përgjigj: Qaj për mëkatet e mia që kam bërë. Nuk e di a do të më falë Zoti. Vajza e pyeti: Çfarë ke bërë?

E moshuara i përgjigjet: Kur isha e re u dashurova me një djalë të pashëm dhe u martuam. Duheshim shumë dhe e respektonim shumë njëritjetrin. Çdo gjë ishte një mrekulli deri në momentin që mjeku na tha se unë nuk mund të lind fëmijë. U mërzitëm shumë

që të dy por nuk mund ta pranoja dot këtë fakt, që për fajin tim bashkëshorti të mos provonte ndjenjën e të qenit prind. E vuaja shumë këtë gjë. Në atë kohë të gjithë burrat mund të kishin më shumë se një grua dhe bashkëshorti im më propozoi që të martohej

përsëri në mënyrë që ai të kishte një fëmijë. E doja shumë dhe pranova propozimin e tij. Shumë shpejt ata u bënë me fëmijë. Dita ditës unë po bëhesha shumë xheloze. Ata kalonin më shumë kohë bashkë për shkak të fëmijës. Çdo ditë i drejtohesha Zotit: Pse lejove

që të martohej sërish? Pse më le vetëm pa fëmijë? Mua më dukej se më kishte lënë pas dore dhe i përkushtohej më shumë gruas së re. Një ditë im shoq vjen në dhomën time dhe më thote se kishin planifikuar më gruan e re të dilnin shëtitje diku dhe më

kërkoi që të kujdesesha për djalin e tyre. Sigurisht që pranova. Ishte një ditë e ftohtë dimri, ndeza oxhakun që të ngrohej dhoma dhe po i pregatisja ushqimin djalit. Kthej kokën rastësisht dhe shikoj djalin që po i afrohej tenxheres me ujë të nxehtë, vrapova

menjëherë drejt tij dhe ia kapa dorën. Në ato çaste më kapi një ndjenjë zilie dhe më verboi. Në vend që tia largoja dorën nga ena, e lejova që ta fuste dorën brenda dhe dora e tij u përvëlua. Një orë pas kësaj ngjarje më vjen lajmi se tim shoqi dhe nënës së fëmijës i kish

ndodhur diçka dhe kishin ndërruar jetë që të dy. U ndjeva shumë e vetmuar dhe e pikëlluar, nuk kisha më askënd tjetër përveç djalit me dorën e djegur. Ditët kalonin dhe fëmija rritej. Me kalimin e kohës dashuria ime karshi djalit u rrit aq shumë saqë mu bë

si djali im dhe unë nuk mund të jetoj dot pa të. Po ashtu edhe ai më do shumë. Sot ai kujdeset për mua, më shërben, punon dhe paguan të gjitha shpenzimet, blen ilaçet e mia dhe çdo gjë që kam nevojë. Është i sjellshëm dhe më respekton shumë. Ai më thërret nënë. Sa herë

që ai më thërret nënë zemra ime digjet nga pikëllimi dhe mërzia kur shoh dorën e tij të lënduar. Nuk e di si do kisha përfunduar sot pa këtë fëmijë. Mësimi: Në jetë mund të na dukesh shumë gjëra të padrejta por duhet të pranojmë se gjithçka ndodh për një arsye. Mund të

mos e duam diçka, ndërkohë që ajo është e mirë për ne dhe mund ta duam diçka ndërkohë që ajo është e dëmshme për ne. Nëse keni kohë miq, lexoni edhe këtë: Një lojtar shumë i mirë futbolli ishte dërguar në një qendër ku mbaheshin të dënuarit që kishin kryer vepra

të rënda. Kjo u bë me qëllim për të sensibilizuar dhe për të mbajtur fjalim para atyre personave. Një nga të dënuarit e pyet: Zotëri si u bërë një futbollist profesionist? Së cilës ai i përgjigjet i përmalluar: E di? Mendoj se gjithçka filloi kur isha një djalë i vogël. Luaja

gjithmonë me babin tim në oborrin e shtëpisë dhe ai më thoshte gjithmonë: Vazhdo kështu bir, vazhdo të luash kështu dhe një ditë do të jesh në ligën e kampionëve. Vazhdo ta kontrollosh topin ashtu bir dhe do të jesh në ligën e kampionëve një ditë. Dhe ja ku jam

sot, jam bërë një futbollist profesionist. Salla ra në qetësi dhe i dënuari që bëri pyetjen tha: E di? E njëjta gjë më ka ndodhur dhe mua. Kur kam qenë i vogël, një ditë im atë më tha se unë nuk isha për asgjë. Dhe atë ditë unë përfundova si i dënuar. Dhe ja ku jam sot. Një fjalë

e urtë thotë: Shkopinjtë dhe gurët mund të thyejnë kockat e mia, por fjalët nuk më lëndojnë dot asnjëherë. Kjo është shumë e gabuar. E vërteta është se gjuha kocka ska por kocka thyen. Fjala depërton dhe mund të presë më thellë se shpa ta më e mprehtë

që njerëzimi ka njohur ndonjë herë. Unë akoma nuk i kam harruar çfarë më kanë thënë kur kam qenë fëmijë, talljet dhe pasiguritë që ato krijuan tek unë, po ti i ke harruar? Marim shembull historinë e një vajze të vogël e cila ishte në një dyqan ushqimor me të

jëmën e saj dhe i bie nga dora një shishe qumësht duke e thyer atë. Dhe e jëma i thërret me zë të lartë: Ti je një fëmijë i trashë dhe pa mend, pse e bëre këtë? Marim shembull edhe historinë e një vajze tjetër e cila është po me të jëmën në një dyqan ushqimor dhe

bën të njëjtin gabim dhe e jëma e kritikon: Kjo që bërë ishte një veprim i trashë dhe i pa mend. Cili fëmijë mendoni se do të rritet më i shëndetshëm dhe me besim në vetvete? Ai që u quajt trashë dhe i pamend, apo ai që veprimi i të cilit u quajt veprim i trashë

dhe i pa mend? Është shumë e rëndësishme të jemi të kujdesshëm me fjalët që i themi shokëve, familjes, njërzve që duam madje edhe të huajve. Sepse shkopinjtë dhe gurët vërtet mund ti thyejnë kockat tona, por fjalët mund të thyjnë zemrat

tona. Dhe nëse nuk jemi të kujdesshëm, ne mund të asgjësojmë ëndrrat tona. Mësimi: Në këtë tregim mësimi u dha gjatë shkrimit të tij, ju them thjesht faleminderit që lexoni dhe vlerësoni tregimet e mia. Ju uroj vetëm shëndet dhe si gjithmonë mendjen në vend.