Paraditen e sotme tek zona e “Brrylit” në Tiranë është gjetur një person i vdekur. Policia njofton se paraprakisht dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit.

Viktima është me inicialet G. C. 52 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Pritet që të merren në pyetje familjarët.